Aktualitet

Vrasja e prostitutës shqiptare në Itali, Pjetri u qëllua me mjet të mprehtë në kokë (DYSHIMET)

Dyshohet se trupi i shqiptares u fut në një makinë e më pas u braktis jo shumë larg shtratit të përroit

6 Qershor 2022, 09:09 Nga F.M
Vrasja e prostitutës shqiptare në Itali, Pjetri u qëllua me mjet
Nevila Pjetri

ITALI- Nevila Pjetri është dhunuar për vdekje. Shqiptarja e cila ishte punonjëse seksi, sipas mediave italiane është goditur me një send të fortë i cili i ka shkaktuar një vrimë të thellë pas veshit. 

Dyshohet se trupi i shqiptares u fut në një makinë e më pas u braktis jo shumë larg shtratit të përroit Parmignola, në një zonë periferike dhe të pabanuar të Komunës së Sarzanës.

Ishin persona të rastësishëm ata që u përballën me trupin e pajetë e më pas lajmëruan policinë. Pjetri kishte të nxira në fytyrë, gërvishtje në krahë dhe në trup, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak. 

Nevila Pjetri ishte e martuar me një shqiptar, me të cilin nuk kishin bërë fëmijë. Gjatë ditës që ajo punonte në një kamping përgjatë bregdetit, ndërsa ai me profesion është kopshtar. Sipas hetimeve, Nevila mbrëmjen e së shtunës ishte me disa shoqe prostituta në zonën e Sarzanës, aty dhe ku u mor nga një person i cili dyshohet se mund të jetë autori i vrasjes.

Sondazh

Poll