Aktualitet

Sazani ende në flakë! 80 forca ushtarake në terren, si paraqitet situata në ishull

Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.

6 Qershor 2022, 08:03 Nga DOSJA

Sazani ende në flakë! 80 forca ushtarake në terren, si paraqitet

TIRANË-Prej 24 orësh, vatra e zjarrit është aktive në ishullin e Sazanit. Situata e zjarreve në ishullin e Sazanit vijon të jetë problematike pasi ekziston frika e përhapjes së flakëve. Në terren janë angazhuar 80 forca ushtarake, ku mëngjesin e sotëm janë dërguar edhe 39 të tjerë.

Pavarësisht ndërhyrjes, ende nuk është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve. Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pak para mesnatës tha se zjarri ishte izoluar me vonesë pasi trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen në vatrat e mbetura për shkak të relievit të vështirë. 

61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës punuan ditën e djeshme për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Sondazh

Poll