Aktualitet

EMRI/ E dënuar me 5 vite burg, arrestohet 27-vjeçarja në Tiranë

Shaqiri fshihej në Tiranë prej më shumë se tre muajsh.

6 Qershor 2022, 09:11 Nga F.M
EMRI/ E dënuar me 5 vite burg, arrestohet 27-vjeçarja në
Policia e Tiranës

TIRANË- Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banuese në Tiranë është vënë në pranga pasi rezulton të jetë dënuar me 5 vite burg. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës bëhet me dije se më 4 mars të këtij vitit, Gjykata e Apelit në Korçë e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. Shaqiri fshihej në Tiranë prej më shumë se tre muajsh, aty ku u arrestua dhe soT në kuadër të operacionit “E diela”.  

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Sunday", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetase e shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sunday".

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetases: - Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll