Aktualitet

Vrasja e prostitutës shqiptare në Itali, burri shpërthen në lot: E kam pritur gjithë natën

Ditën e djeshme Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët kur mësoi për vdekjen e të shoqes.

6 Qershor 2022, 08:16 Nga A.B
Vrasja e prostitutës shqiptare në Itali, burri shpërthen në
Leonard dhe Nevila Marku

ITALI-Goditje në zemër ishte për Leonard Markun kur mësoi se gruan ia vranë në Itali. Mediat vendase shkruajnë se Nevila u gjet e pajetë në bregun Parmignola në Alteta, një fshat i vogël Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore.

Nevila Pjetri jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku (u martuan vitin e kaluar). Ata kishin një qen që e donin shumë dhe një makinë të madhe gjermane. Burri, e mësoi tragjedinë nga policia kur i trokitën në derë mëngjesin e djeshëm. 

Marku ishte i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët kur mësoi për vdekjen e të shoqes.

"Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00 - tha ai - e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët ..E kam dashur shumë” ka thënë ai.

Sondazh

Poll