Aktualitet

Durrësi ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet, lëkundjet ndjehen deri në Mal të Zi

Ora e lëkundjes është regjistruar në 06:16 të mëngjesit të sotëm.

6 Qershor 2022, 08:43 Nga F.M
Durrësi ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet,
Foto Ilustruese

DURRËS- Një tjetër tërmet ka tronditur vendin ditën e sotme. Sipas raportimeve bëhet fjalë për lëkundjen me magnitudë 4 gradë të shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjes ka qenë në detin Adriatik, 63 kilometra larg Durrësit.

Ora e lëkundjes është regjistruar në 06:16 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur dëme materiale apo në njerëz. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Mal të Zi.

Durrësi ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet,
Të dhënat e tërmetit

Edhe pasditen e djeshme, Durrësi përjetoi një tjetër shkundje. tërmeti me magnitë 3.5 gradë të shkallës rihter shkaktoi panik tek banorët.

Sondazh

Poll