Aktualitet

FOTO- U arrestua pasi tjetërsoi lulishten e qytetit, ky është drejtori i Urbanistikës në Sarandë

Mes personave të arrestuar është dhe një noter publik Aleko Anagnosti si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.

1 Qershor 2022, 15:00 Nga DOSJA
FOTO- U arrestua pasi tjetërsoi lulishten e qytetit, ky është
Pandi Zhonga

SARANDË- Ky është drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga. Ai është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Mes personave të arrestuar është dhe një noter publik Aleko Anagnosti si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.

Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qënë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, Lulishte, për qytetin e Sarandës.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll