Aktualitet

VD-Pistoletën e kishte futur në një çantë lëkure, arrestohet tek Komuna i riu nga Shkodra

Në pranga ka përfunduar Samuel Troshani, i cili qarkullonte me armë në një çantë lëkure. Policia bën me dije se janë njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime nga një qytetar, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet. 

1 Qershor 2022, 14:03 Nga DOSJA
VD-Pistoletën e kishte futur në një çantë
Foto nga videoja

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës me armë në brez teksa lëvizte në zonën e “Komunës së Parisit”. Në pranga ka përfunduar Samuel Troshani, i cili qarkullonte me armë në një çantë lëkure. Policia bën me dije se janë njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime nga një qytetar, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet. Pasi kanë shkuar në vendin e njoftuar nga qytetari, policët kanë pikasur të riun që u fut me shpejtësi në një taksi me qëllim largimin ngë aty, por efektivët e kanë ndaluar duke i kapur edhe armën që mbante me vete.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Komuna", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja". Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - S. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll