Aktualitet

Arrestohet drejtori në Bashkinë e Sarandës, juristja dhe noteri

Policia ka ekzekutuar urdhrat e arrestit të lëshuara nga Prokuroria lokale.

1 Qershor 2022, 14:20 Nga DOSJA

Arrestohet drejtori në Bashkinë e Sarandës, juristja dhe noteri

SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme drejtorin e Urbanistikes në Bashkinë e qytetit bregdetar, një juriste në ASHK dhe një noter. Policia ka ekzekutuar urdhrat e arrestit të lëshuara nga Prokuroria lokale.

Të arrestuar janë Drejtori i Urbanistikës Pandi Zhonga, juristja Rovena Alikaj dhe noteri Aleko Anagnosti.

Gjatë hetimeve është konstatuar se personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë tek persona të tretë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll