Aktualitet

Tomorri: Kompania private që ka fituar tender ka punëtorë të pasiguruar

Tomorri thotë se punëtori ishte i pasiguruar e se kompania në të cilën ai punonte kishte fituar tender rindërtimi.

1 Qershor 2022, 12:55 Nga DOSJA
Tomorri: Kompania private që ka fituar tender ka punëtorë të
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka reaguar pas vdekjes së 34-vjeçarit në ambientet e punës dhe reagimin e familjes së këtij të fundit. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tomorri thotë se punëtori ishte i pasiguruar e se kompania në të cilën ai punonte kishte fituar tender rindërtimi.

REAGIMI:

Shqiperia qe ha veten.Nje burre 34 vjec me shume halle humbi jeten pasi ra nga pallati ku punonte ne Kurbin. Invalid dhe ne gjendje shume te veshtire ekonomike, punetori fatkeq la pas 3 femije jetime. Aksident ne pune, qe mund te ndodhe nga fati i keq. Por jo ne Shqiperi. Ketu pas cdo tragjedie, qendron nje krim ose nje padrejtesi.
Pallati ku punonte i ndjeri ishte pjese e programit te rindertimit ne Kurbin. Por hetimet e prokurorise kane zbuluar se punetori ishte i pasiguruar. Pra ne nje program qeveritar, kompania private qe ka fituar tender rindertimi apo nenkontraktoret e saj punojne me punetore te pasiguruar Kur kontraktoret e qeverise marrin guximin dhe ndertojne vepra publike me punonjes te pasiguruar, kush eshte autoriteti qe i garanton rregullat e sigurise ne pune? Keto jane krimet dhe padrejtesite qe e gerryjne Shqiperine Por fatkeqesisht keto jane plaget qe Shqiperia kuron me pak.Sepse halli kombetar i Shqiperise sot nuk eshte padrejtesia ndaj atyre qe jeta i ka vene poshte, as babezia e atyre qe plackisin nga maja lart. Halli kombetar i Shqiperise sot eshte kush pallohet me ke ne Librazhd, Peshkopi apo Konispol.

Per kete mjafton te shohesh televizionet ne darke. 8 milione ore transmetimi per nje ceshtje qe nuk ka asnje grime interesi publik dhe 30 sekonda mbulim per nje fukara qe e vret shteti dhe padrejtesia. Dhe keshtu ne heshtje, vjen fatkeqi i radhes. Kjo eshte Shqiperia qe ha veten.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll