Aktualitet

U gjet e pajetë/ FOTO e viktimës në Shkodër, jetonte me motrën e saj pas divorcit

Fillimisht u raportua se viktima mund të ishte vrarë mirëpo janë shtuar dyshimet se ajo mund të jetë helmuar.

1 Qershor 2022, 13:40 Nga DOSJA
U gjet e pajetë/ FOTO e viktimës në Shkodër, jetonte me
Leze Qosja

SHKODËR- Kjo është Leze Qosja, 37-vjeçarja e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e kaluar në bajpasin e Shkodrës.

Trupi i saj ishte pjesërisht i dekompozuar, ndërsa ka dyshime se ndodhej prej disa ditësh në atë vend. Qosja jetonte me motrën e saj, ndërsa së fundmi kishte shfaqur edhe shenja depresioni, por jo në mënyrë të theksuar. Fillimisht u raportua se viktima mund të ishte vrarë mirëpo janë shtuar dyshimet se ajo mund të jetë helmuar.

Mësohet po ashtu se ajo ishte ndarë nga i shoqi për shkak të dhunës që ushtrohej ndaj saj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll