Aktualitet

Zbardhen DETAJE/ 37-vjeçarja e vdekur në Shkodër është e dekompozuar

Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

31 Maj 2022, 18:40 Nga DOSJA

Zbardhen DETAJE/ 37-vjeçarja e vdekur në Shkodër

SHKODËR- Vajza e gjetur në Shkodër ka disa ditë që ka vdekur. Kjo gjë është konfimuar paraprakisht nga policia që rrethuar zonën ku ishte hedhur trupi i saj i pajetë. Në njoftim policia bën me dije se bëhet fjalë për L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sqarojmë se më datë 18 .05.2022, motra e kësaj shtetasesje ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se më datë 08.05.2022, shtetasja L.Q (K), ishte larguar nga banesa, pasi kjo shtetase jetonte në Dobraç, në banesën e motrës së saj.

(fm/dosja.al)

Sondazh

Poll