Aktualitet

Sulmi ndaj agjencisë funerale/ Dyshohet se autorët ngatërruan objektiv, ish-i i pronares ka të njëjtin biznes

Pronarja është e divorcuar prej rreth një viti e gjysëm.

31 Maj 2022, 09:24 Nga DOSJA
Sulmi ndaj agjencisë funerale/ Dyshohet se autorët ngatërruan
Foto ilustruese

TIRANË- Ish-bashkëshorti i Emriana Mukës, pronares së biznesit të agjencisë funerale në Kamëz, ka të njëjtin biznes përballë saj. Dyshohet se autorët të cilët qëlluan me armë zjarri ndaj biznesit të Mukës, të kenë ngatërruar objektiv. 

Ajo është e divorcuar prej rreth një viti e gjysëm. Ish-bashkëshorti i saj ka hapur përballë një agjenci funerale dhe dyshohet se objektiv ka qenë biznesi i tij, pasi ky i fundit njihet si tip problematik dhe ka para borxh.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll