Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina përplas 8-vjeçarin

Fëmija është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore

31 Maj 2022, 08:16 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina përplas
Aksident

MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit. Në segmentin rrugor Milot – Rrëshen, pranë fshatit Fan një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

I mituri është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisut hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang, Mirditë, shtetasi P.Gj. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një djalë të mitur 8 vjeç i cili ishte këmbësor.I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll