Aktualitet

Shpërthimi në Kamëz, policia: Iu vendos lënda plasëse mjetit, dëmtohet biznesi pranë

Në orën 01:00, në bulevardin 'Nënë Tereza', është vendosur lëndë plasëse në mjetin tip 'Audi Q7'.

31 Maj 2022, 07:54 Nga DOSJA

Shpërthimi në Kamëz, policia: Iu vendos lënda plasëse

TIRANË- Policia ka sqaruar shpërthimin që ndodhi gjatë orëve të natës në Kamëz, ngjarje të cilën Dosja.al e raportoi në orët e para të mëngjesit. Sipas forcave blu, në orën 01:00, në bulevardin 'Nënë Tereza', është vendosur lëndë plasëse në mjetin tip 'Audi Q7'. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

NJOFTIMI:

Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin "Nënë Tereza", në automjetin tip "Audi Q7" dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll