Aktualitet

Tentoi ta prekte të miturën në vende intime, arrestohet pas një muaji 42-vjeçari në Shkodër

Pas 1 muaji, policia informon se është vënë në pranga personi i dyshuar për ngacmimin seksual.

31 Maj 2022, 09:11 Nga DOSJA
Tentoi ta prekte të miturën në vende intime, arrestohet pas
Ngacmim seksual

SHKODËR- Ngacmim seksual në Shkodër. Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”. Personi me inicialet R.B, tentoi ta puthte dhe prekte në vende intime minorenen e cila kallëzoi në polici rastin.

Pas 1 muaji, policia informon se është vënë në pranga personi i dyshuar për ngacmim seksual.

NJOFTIMI:

Shtetasi me inicialet R.B ka ngacmuar seksualisht adoleshenten me datë 14.04.2022 në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” duke tentuar ta puthte atë e ta prekte në vendet intime. Pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll