Aktualitet

VD-Qëllohet me armë zjarri drejt agjensisë së funeraleve në Kamëz, autorët dyshohet se ngatërruan shënjestër

Të shtëna me armë zjarri në biznesin e Emriana Mukës në Kamëz. Për pasojë nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale.

31 Maj 2022, 07:51 Nga DOSJA
VD-Qëllohet me armë zjarri drejt agjensisë së funeraleve
Agjensia funerale

TIRANË-Agjensia funerale e Emiriana Mukës në Kamëz, është qëlluar me armë zjarri. Biznesi i saj u bë shënjestër e plumbave pak pas mesnate në rrugën ‘Skënderbej’. Nga të shtënat kishte vetëm dëme materiale e asnjë i lënduar.

Pronarja e biznesit është e divorcuar prej rreth një viti e gjysëm. Ish-bashkëshorti i saj ka hapur përballë një agjenci funerale dhe dyshohet se objektiv ka qenë biznesi i tij, pasi ky i fundit njihet si tip problematik dhe ka para borxh. Muka është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka pasur apo jo konflikte, për të shkuar kështu në gjurmët e autorit. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll