Politike

VD-Refuzimi i Mirakajt, Balla: S'kemi asgjë, e votojmë nëse hiqet firma e 'Katranit' si propozues

Balla u shpreh se nëse propozimi i Mirakajt do të vijë me firmën e dikujt tjetër, atëherë mund ta pranojnë. 

30 Maj 2022, 13:05 Nga DOSJA
VD-Refuzimi i Mirakajt, Balla: S'kemi asgjë, e votojmë nëse
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do ta pranojnë propozimin e Simon Mirakës si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, nëse i hiqet firma e propozimit të Sali Berishës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se nëse propozimi i Mirakajt do të vijë me firmën e dikujt tjetër, atëherë mund ta pranojnë. 

'Kolegët e mi e kanë votuar pak vite më parë. Kur PD ishtë ne pushtet, nuk u ngrit kurrë një komision, arsyeja dihet se ai që sapo bëri zhurmën e radhës, në marrëdhënie me këtë është se dua që të sqaroj se ne nuk kemi asgjë për kandidaturën e tij, nëse nga lista e tij për bordin e autoritetit hiqet emri i katranit. Do ishte fyerje për të që Kuvendi ta votonte kur pjesë e propozuesve ta kishte katrani. Të hiqet emri i katranit të vijnë me një listë të re, le ta risjellin, nuk mund të pranohet që në autoritet të jetë dikush që ka firmën e dikujt që minon demokracinë dhe është anti amerikanizmit. '- tha Balla.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll