28 Maj 2022, 10:25
Nga DOSJA
Polici
SHKODËR- Pas 12 orësh, është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e nënkomisarit Rrok Frroku. Operacioni për kërkimet e parcelave të kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit i kushtuan shumë 54 vjeçarit, i cili u rrëzua në humnerë për shkak të terrenit mjaft të thepisur. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në mesditë rreth orës 12:00 dhe në ndihmë i kanë shkuar menjëherë forcat blu me disa grupe të RENEA-s dhe me ekipe mjekësore nga spitali Rajonal i Shkodrës.
Kolegët dhe ekipet e ndihmës së shpejtë nuk mundën që ta nxirrnin ndaj u kërkua dhe ndihma më e specializuar. Pas nxjerrjes së Frrokut nga humnera, ekipet po ecin në këmbë mes terrenit të vështirë për ta transportuar në një vend ku mund të ulet helikopteri.
Lëvizja e mëtejshme e efektivit nga pika ku është nxjerrë nga humnera, po kryhet me shumë vështirësi nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe urgjenca mjekësore, për shkak të terrenit shumë të vështirë. Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i dëmtuar i Policisë, është 6 orë me këmbë.
Pritet nga momenti në moment mbërritja e helikopterit për të bërë të mundur transportin e Frrokut në spital.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
28 Maj 2022, 10:21
TIRANË- Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë dënimet për të akuzuarit për abuzimin ...
Aktualitet
28 Maj 2022, 10:10
Nuredin Dumani, Florenc Çapja, Talo Çela dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka...
Aktualitet
28 Maj 2022, 10:07
Policia
TIRANË- Pas një viti arrati është vënë në pranga një 35 vjeçar i akuzuar për prodhim dhe shitje...
Aktualitet
28 Maj 2022, 10:00
KOSOVË- Një 30-vjeçar është vrarë në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ...
Aktualitet
28 Maj 2022, 09:41
Pamje nga aksioni i Policisë
KURBIN- Ylli Tafa është vënë në pranga të policisë pasi iu janë zbuluar në ...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:52
Momenti nga riatdhesimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kthimi në Shqipëri i 13 shqiptarëve nga kampet ...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:45
Arrestim
TIRANË- Aurel Kafeja është arrestuar nga policia pasi shkeli masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. 32-vjeça...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:40
Zjarr ne Tirane
TIRANË- Tregu i fruta-perimeve tek “Varri i Bamit” është përfshirë nga flakët. Pamjet e sigu...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:12
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë...
Aktualitet
28 Maj 2022, 08:09
5 personat që akuzohen se përdhunuan në grup të miturën
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg n...