Aktualitet

Pezullohen nga detyra prokurorët e SPAK, Alfred Shehu e Elvin Gogaj

Muhametaj ishte në garë me Gogajn e Shehun, por nuk u përzgjodh dhe pretendon se renditja e kandidatëve është bërë në mënyrë të padrejtë.

27 Maj 2022, 09:38 Nga DOSJA

Pezullohen nga detyra prokurorët e SPAK, Alfred Shehu e Elvin Gogaj

TIRANË- Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, të dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë pezulluar nga detyra. Mësohet se Gjykata ka pranuar ankimimin e prokurores Sonila Muhametaj.

Kjo e fundit ishte në garë me Gogajn e Shehun, por nuk u përzgjodh dhe pretendon se renditja e kandidatëve është bërë në mënyrë të padrejtë.

Gjykata ia ka pranuar ankimin dhe ka theksuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është dhënë duke ndjekur procedurat e rregullta. Për rrjedhojë është shpallur e pavlefshme renditja e garuesve dhe emërimi i dy prokurorëve.

(F.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll