Aktualitet

Aksident në Elbasan, 'Ford' përplas gruan, këmbësorja dërgohet në spital

Personi me inicialet I.K, duke drejtuar mjetin tip 'Ford' ka përplasur këmbësoren

27 Maj 2022, 09:26 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, 'Ford' përplas gruan,
Aksident

ELBASAN-Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' në orën 08:40. Personi me inicialet I.K, duke drejtuar mjetin tip 'Ford' ka përplasur këmbësoren. Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 27.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi I. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen M. S., e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll