Aktualitet

U nisën nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit, humbin turistët francezë

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.

27 Maj 2022, 07:20 Nga DOSJA
U nisën nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit, humbin turistët
Llogara

VLORË- Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë. Ka qënë një mik i tyre ai i cili lajmëroi policinë për zhdukjen e turistëve. Nuk dihet saktë se sa francezë janë në mes të Llogarasë.

Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre. Sipas policisë, ata janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll