Aktualitet

Plagosja e 11-vjeçarit në Pukë/ Policia jep detaje: Identifikohet autori, si ndodhi ngjarja

Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, megjithatë Policia po punon për kapjen e autorit 17-vjeçar.

26 Maj 2022, 18:04 Nga DOSJA
Plagosja e 11-vjeçarit në Pukë/ Policia jep detaje:
Foto ilustruese

PUKË- Policia e Shtetit ka dalë me një version zyrtar lidhur me plagosjen e 11-vjeçarit në Pukë. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në fshatin “Dom Gjegjan” rreth orës 16:20, ku i plagosur ka mbetur një i mitur, ndërsa dyshohet se e ka qëlluar 17- vjeçari me iniciale R.C. Paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, megjithatë Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

I mituri ka marrë një plagë në këmbë dhe është sjellë me helikopter në Tiranë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll