Aktualitet

Plagoset i mituri në Pukë, 17-vjeçari e qëllon me armë, objektiv kishte kushëririn e tij

Paraprakisht dyshohet se i mituri është plagosur në këmbë nga një adoleshent, 17 vjeç, i cili kishte marrë armën për të qëlluar një person tjetër.

26 Maj 2022, 16:27 Nga DOSJA
Plagoset i mituri në Pukë, 17-vjeçari e qëllon me
Foto ilustruese

PUKË- Një 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Dom të njësisë administrative Gjegjan të Pukës. Paraprakisht dyshohet se i mituri është plagosur në këmbë nga një adoleshent, 17 vjeç, i cili kishte marrë armën për të qëlluar një person tjetër. Por aksidentalisht ka shtënë mbi të miturin. Nga dëshmitë dhe të dhënat paraprake, mendohet se 17-vjeçari ka qëlluar gabimisht mbi të miturin, pasi shënjestra ka qenë kushëriri i 11-vjeçarit.

Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se është vënë në ndjekje të adoleshentit që ka qëlluar, ndërsa i mituri është transportuar me helikopter në spitalin e Tiranës, ku edhe do të mjekohet për një plagë që ka marrë në këmbë. Deri më tani bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën, por nuk ka ende detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë që Policia e Shtetitka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Edhe pse dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, do jenë hetimet që do zbardhin të plotë ngjarjen. Po ashtu do të mësohet edhe se kush është pronari i armës, të cilën e kishte adoleshenti.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll