Aktualitet

FOTO/ Vrasja e Brunilda Muçës, dëshmitarët: Ambulanca mbërriti pas një ore, prandaj vdiq

Dëshmitarët pretendojnë se ambulanca kishte ardhur një orë pasi ishte bërë njoftimi. 

26 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
FOTO/ Vrasja e Brunilda Muçës, dëshmitarët: Ambulanca
Pamje nga Italia

ITALI- Vrasja e Brunilda Muça (Hallës), nga një person që nuk e njihte dhe me probleme të shëndetit mendor, tronditi të gjithë qytetin e Vittoria-s në Itali. Por sipas mediave italiane, 28-vjeçarja shqiptare edhe mund të ishte shpëtuar, pasi në rrjetet sociale, u aludua se ambulanca kishte ardhur me shumë vonesë. Dëshmitarët pretendojnë se ambulanca kishte ardhur një orë pasi ishte bërë njoftimi. 

Por nuk është e vërtetë. Këtë e mohon nga Ndihma e Shpejtë e Raguzës duke dhënë oraret e thirrjeve të regjistruara në tabelat telefonike. Thirrja e parë në 118 ka mbërritur në orën 12.42. Ambulanca mbërrin në vend në orën 12.57 dhe pas dy minutash është nisur për në spital. Garë e kotë me kohën kjo, pasi gruaja shqiptare, ndërroi jetë në spital 6 minuta më  vonë.

Tashmë autori është vënë në pranga dhe ka rrëfyer krimin para autoriteteve. Arsye për këtë vrasje nuk ka. Shqiptarja ka rënë viktimë e një burri, që sipas hetuesve ka vrarë të parin person që i ka ardhur në mendje dhe e ka parë afër tij. Fillimisht u dyshua se autor i ngjarjes ishte bashkëshorti i 37-vjeçares, por më vonë u vërtetua se ai ndodhej në punë në orën që ndodhi krimi, mesditën e djeshme.

Dëshmitar në këtë krim mund të kishte qenë edhe djali i shqiptares, të cilin ajo kishte shkuar ta merrte nga shkolla. E pikërisht teksa priste të birin, u sulmua me thikë e ndërroi jetë në vend. Bruna Muça la pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll