Aktualitet

‘Të lutem’, ngritën kartonin për shkrirjen e ujësjellësve, këshilltarët e Vlorës nuk e dinë për çfarë votuan

Zyrtarisht është hapur rruga për shkrirjen e ujësjellësve të jugut dhe bashkimin e tyre në një të vetëm.

26 Maj 2022, 17:17 Nga DOSJA
‘Të lutem’, ngritën kartonin për shkrirjen e
Keshilltarja

VLORË- Jashtë radhe, pa sqarime dhe me urgjencë Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi në parim autorizimin e Bashkisë për nisjen e procedurave për VKM-në nr. 302, që ka të bëjë me shkrirjen e ujësjellësve të rrethit të Vlorës (Vlorë, Selenicë, Himarë) në një ujësjellës të vetëm. Pa relacion të prezantuar dhe vetëm 1 ditë pas mbledhjes së kryetarëve.

Zyrtarisht është hapur rruga për shkrirjen e ujësjellësve të jugut dhe bashkimin e tyre në një të vetëm. Edhe pse e gjithë procedura, funksionimi, cfarë pritet të ndodhë, nuk është e qartë as për ata që ngrenë kartonat e aq më pak për qytetarët. Në sallë u kërkua sqarim nga Zyra Juridike e Bashkisë, për shkaj të mungesës së relacionit shoqërues. E megjithatë këshilltarët nuk nguruan të votonin në unanimitet të plotë.

Të pyetur nga Fax News, vetë këshilltarët janë të paqartë e të painformuar se cfarë votuan. Kështu, ndryshimet me urdhër të prerë nga Ministria e ujësjellësit për të kaluar vkm-në, u janë kërkuar këshilltarëve dhe këta të fundit vetëm një ditë më vonë e miratuan.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll