Aktualitet

1 mln euro nga droga/ Arrestohen 7 shqiptarë në Parma, paratë i 'pastronin' në Shqipëri

Sipas mediave italiane, ata që dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj.

26 Maj 2022, 17:29 Nga DOSJA
1 mln euro nga droga/ Arrestohen 7 shqiptarë në Parma, paratë i
Foto ilustruese

ITALI- 7 shqiptarë dhe 1 italian janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeçar që zbuloi rrjetin e strukturuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Por asnjë prej të arrestuarve nuk është identifikuar me emër. Sipas mediave italiane, ata që dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj, ndërsa të prangosurit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.

Vendimin për urdhër arrestin e ka marrë Gjykata e Parmës e cila caktoi masën e paraburgimit me për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës ndaj po aq shqiptarëve dhe detyrimin e qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një shtetas italian dhe një tjetër shqiptar. Të gjithë dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge të përhapur në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj. Të dyshuarit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore. 

Gjatë hetimeve të nisura në vitin 2018, Carabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për përpunimin e kokainës me qëllim trafikimin, duke denoncuar disa të tjerë në liri dhe duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine. Por edhe pse kishin arrestime, efektivët e Policisë italiane kishin zbuluar të plotë listën me 500 përdorues droge në zonë që furnizoheshin tek shqiptarët. Këta ishin përgjegjës për rreth 7000 shitje droge, duke bërë gati një milion euro xhiro në vit.

Prokuroria tha se shqiptarët planifikonin që shumat e mëdha të parave që nxirrnin nga trafiku i drogës, t’i pastronin përmes blerjes së pronave të paluajtshme në Shqipëri. Ndërsa 400 mijë euro, ua kishin gjetur para cash në banesë. Madje, një nga tre të arrestuarit është i riu shqiptar i cili disa ditë më parë pësoi një sulm me armë zjarri në Salsomaggiore, duke u qëlluar 3 herë në këmbë.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll