Politike

Berisha: Rama me urdhër të Beogradit arreston Ismail Morinën, kërkoj lirimin e tij

Kreu i PD-së thekson se arrestimi është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama. 

25 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA
Berisha: Rama me urdhër të Beogradit arreston Ismail Morinën,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike lajmin se është arrestuar Ismail Morina. Me anë të një thirrje publike, Berisha kërkon lirimin e shpejtë të Morinës nga burgu. Kreu i PD-së thekson se arrestimi është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin në Beograd.

POSTIMI:

Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina. Kerkoj lirimin e tij urgjent.Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç. Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze. Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. sb

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll