Politike

VD-Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Kim deklaroi se Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar trafikantët mirëpo ka ende hapa të rëndësishëm për të kryer. 

25 Maj 2022, 10:29 Nga DOSJA
VD-Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka punë për të bërë në kuadër të goditjes së grupeve që trafikojnë qëniet njerëzore. Gjatë "Forumit të Lirisë Ballkanike" me temë "Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan", ambasadorja theksoi se SHBA vijon të japë kontributin e saj si monetar ashtu dhe në njerëz për të përkrahur viktimat që bien pre e trafikimit. Kim deklaroi se Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar trafikantët mirëpo ka ende hapa të rëndësishëm për të kryer. 

FJALA E YURI KIM:

'Përshëndetje Zoti President Meta. E rëndësishme për mua që ndodhem këtu. Mendoj se prania e dy krerëve të shtetit tregon se është e rëndësishme. Fjalimi i ambasadorit Richman ishte motivues. E di se cdo person që ka mbajtur një pozicion, shumë të fortë kundër kësaj cështje, kundër trafikimit është test lakmuesi. Është e vërtetë që për 4 mijë vite skllavëria ka qënë e pranishme, por tani e dimë mjaftueshëm që trafikimi është i gabuar. Duke hedhur sytë në këtë sallë jam e sigurtë se Shqipëria është e përkushtuar që të vijojë këtë luftë. 

Dua të vlerësoj faktin që qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar trafikantët, është bërë një thyerje e prirjes globale. Richman, dua të them se terapitë dhe programet që ne kemi duhet të jenë të përshtatura dhe vlerësuese për atë që po flasim. Po flasim për qenie njerëzore, secili është anëtar i dashur i komuniteit tonë. Janë hapa të rëndëishëm por ka punë për të bërë. Këtë vit pati ndalim të trafikantëve, kjo duhet të vijojë. Kjo ka nevojë për fonde, duhet ekzaminim i grupeve për të parandaluar viktimat e ardhshme. Tani na duhet të punojmë së bashku, SHBA ka ndihmuar me burime, me fonde. Kemi mbështetur viktimat, asnjë vend nuk mund ta bëjë këtë i vetëm, zgjidhja duhet të jetë transnacionale. Duhet që të mos jemi vetëm folësa por duhet të dallojmë që kjo është një cështje rajonale. Lufta ka qënë prioritet i SHBA, dyshohet nëse kjo do të ndalojë ndonjëherë. 

Në qëndrojmë me ju në këtë luftë, ju nxisim që të luftoni trafikimin. Dua të falenderoj burrat dhe gratë e shoqërisë civile që punojnë pa u lodhur për të ndihmuar viktimat e trafikimit. Shpresoj që diskutimet e sotme do të jenë të frytshme. Falenderoj që na bëtë së bashku. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll