Politike

Taksa për biznesin e vogël? Rama: Neni e bën të qartë fare se mbeten ZERO!

Edi Rama nxorri një pjesë të draftit, duke ngulur këmbë që taksa do të jetë 0 deri në vitin 2029.

24 Maj 2022, 22:33 Nga DOSJA
Taksa për biznesin e vogël? Rama: Neni e bën të qartë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ngulur këmbë tek drafti i nxjerrë, duke mohuar faktin që qeveria do të rikthejë taksën për biznesin e vogël. Sërish me anë të një postimi në Twitter, Edi Rama nxorri një pjesë të draftit, duke ngulur këmbë që taksa do të jetë 0 deri në vitin 2029.

“Të gabosh është njerëzore,të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO! Por tekefundit bëhet fjalë për një draft pune, i cili nuk është as drafti i konsultimit publik, ku përsëri një gjë nuk ndryshon: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël, deri në vitin 2029!,"-shkruan Rama.

Taksa për biznesin e vogël? Rama: Neni e bën të qartë
Dokumenti qe ka nxjerre Rama

Në media u përfol për një projektligj të ri të tatimit mbi të ardhurat, ku bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj.

Në bazë të fushës ku do të operojnë bizneset e vogla, qeveria do të tatojë 40% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese, 20% të tregtisë me shumicë, 30% të asaj me pakicë dhe transportit individual, 40% për baret dhe restorantet, 50% artizanët dhe 65% të të ardhurave për veprimtaritë e pavarura apo profesionet e lira.

Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%. Qeveria përjashtoi në janar të vitit të shkuar biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll