Politike

VOTAT/ Majko s’u bindet socialistëve, abstenon projektligjin për Butrintin

Majko kërkoi llogari gjatë seancës plenare në lidhje me projektligjin.

24 Maj 2022, 15:46 Nga DOSJA
VOTAT/ Majko s’u bindet socialistëve, abstenon projektligjin për
Pandeli Majko dhe votimi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka abstenuar për projektligjin e administrimit të Butrintit. Në tabulatet e votimit shihet se Majko është i vetmi që nuk u është bindur socialistëve. Majko kërkoi llogari gjatë seancës plenare në lidhje me projektligjin.

Ai tha se projekti është bazuar në marrëveshjen e vitit 2002, por që kjo gjë nuk ishte përfshirë në projektligj, gjë që e konsideroi si mungesë transparence. Majko ka bërë kritika edhe në Komisionin për Politikën e Jashtme ku u diskutua për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan.

VOTAT/ Majko s’u bindet socialistëve, abstenon projektligjin për
Votimi

Deputeti i Partisë Socialiste tha se qeveria në janar të këtij viti ka ndryshuar kufijtë e ketij Parku, duke ia hedhur barrën fondacionit. Majko u shpreh se ky ndryshim duhej bërë pas marrëveshjes me fondacionin shqiptaro-amerikan, që synon ka kthejë Parkun në një Brand ndërkombëtar.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll