Politike

VD-Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Taulant Balla theksoi se PS po pret që opozita të propozojë kandidat për raundin e tretë, ndryshe do të duhet që socialistët të zgjedhin kreun e ri të shtetit.

24 Maj 2022, 17:04 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat pas Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e sotëm. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Balla tha se kushti i vendosur nga deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj që PS të firmosë për kandidatin e tyre nuk plotësohet. Ai theksoi se PS po pret që opozita të propozojë kandidat për raundin e tretë, ndryshe do të duhet që socialistët të zgjedhin kreun e ri të shtetit.

“Ka një propozim nga një pjesë e opozitës që të mbështesin një kandidaturë, ka një propozim tjetër që të vazhdojmë negociatat ku ata të janë me emrat e tyre dhe ne të shohim mundësinë kush mund të jetë zonja apo zotëria që përmbush pritshmëritë e shqiptarëve dhe tonat. Kjo është çështja që unë dua të ndalem, ne jemi për të gjitha mundësitë e mundshme, me përjashtimin e vetëm të formulës të propozua nga Alibeaj 4-2-1 që nuk është negociatë. Ditët në vijim do jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Ajo që është gjejë më e qartë është që nuk do ketë një kandidaturë të propozuar me 20 firma apo më shumë nga PS,”- tha Balla.

PJESË NGA KONFERENCA:

Balla: Të propozojnë emrat e tyre dhe ne do shohim kush përmbush pritshmëritë. Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme, vetëm me propozimin e Alibeaj 4-2-1 jo sepse ajo nuk është negociatë. Në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Besoj që ajo që është gjëja më e qartë se nuk do të ketë një kandidaturë të propozuar me 20 firma.

Sa konsensual do të konsiderohet presidenti i zgjedhur nga ju?

Balla: Ajo që po iu them është se sot presim propozime konkrete nga opozita. Nuk kam marrë asnjë emër. Si të shprehem unë kur nuk kam propozim. Ka pasur keqkuptim nuk kam kuptuar atë që kisha dashur të kuptoja. Sot është e qartë, do të kemi kohë që të flasim për një emër.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll