Banderola për Murinjon te UPT, Açka: Shkelje ligjore, Prokuroria të nisë hetimet
Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se kjo gjë është një shkelje ligjore dhe se personat që e kanë bërë këtë duhet të përballen me ligjin.
TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me banderolën e vendosur te godina e Univesitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me ardhjen e trajnerit të Romës Joso Mourinho për ndeshjen e Conference League. Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se kjo gjë është një shkelje ligjore dhe se personat që e kanë bërë këtë duhet të përballen me ligjin.
Postimi i Plotë:
Kush ia jep të drejtën e kësaj shkeljeje ligjore? Kjo fasadë është pronë publike dhe Stadiumi Shqiptar, dhe asetet publike, duhet të jenë neutrale në ndeshjen e nesërme. Kush e ka bërë këtë shkelje, kush ka urdhëruar për këtë, duhet të përballet me ligjin. Në shtëpinë e tij, në ballkonin e tij, në rradaken e tij, në injorancën e tij, kushdo mund të bëjë tifo për kë të dojë, por të përdorësh hapësirat publike nē këtë formë, është e dënueshme. I bëj thirrje Ministres së Arsimit, zonjës Kushi, Federatës së Futbollit, Rektoratit të Universitetit dhe Bashkisë Tiranë të mos e shkelin rregullin bazë të neutraliteit në institucionet publike. I bëj thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet për shkelësit e ligjit dhe abuzantët të veshur me pushtet. Mos e bëni pis ende pa filluar festa! Ai poster duhet të hiqet menjëherë dhe është një turp kombëtar për këdo që ka urdhëruar të vendoset aty!
(I.A/dosja.al)
Sondazh
Presidenti, VOA: Nuk ka shenja për bisedime mes palëve
mbledhja TIRANË- Në Shqipëri, votimi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është parashikuar t&e...
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut: Nuk duam të ndahemi nga Shqipëria
Dancho Markovski TIRANE- Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski ka deklaruar se RMV nuk dëshiron të ...
Kraja: Në vitin 2021 bllokuam 70 milionë euro asete
Arben Kraja TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka deklaruar se në vitin 2021 janë blloku...
VD-Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat pas Ko...
VD-Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që brenda 6 ditëve të ta...
VOTAT/ Majko s’u bindet socialistëve, abstenon projektligjin për Butrintin
Pandeli Majko dhe votimi TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka abstenuar për projektligjin e administrimit të Butrinti...
Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj kërkon sërish marrëveshje me PS: Mendojeni, votat i keni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi edhe njëherë gjithpërfshirje në zgjedhjen e presidentit t&e...
VD-Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka bërë një kërkesë opozitës ...
VD-Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar datën e radhës për votimin e presidentit...
VD-Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cilësoi farsë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve p&e...
