Politike

Kraja: Në vitin 2021 bllokuam 70 milionë euro asete

Gjatë mbledhjes në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Kraja gjithashtu tha se buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro.  

24 Maj 2022, 17:18 Nga DOSJA
Kraja: Në vitin 2021 bllokuam 70 milionë euro asete
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja ka deklaruar se në vitin 2021 janë bllokuar 70 milionë euro asete të krimit të organizuar. Gjatë mbledhjes në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Kraja gjithashtu tha se buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro.  

“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukturën të nivelit të dytë”, tha Kraja.

Ndërkohë që në momentin që deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e pyeti Krajën nëse struktura që ai drejton ka qenë e mbingarkuar nga operacioni i OFL-së në vitin 2020, ai e pohoi këtë gjë

Pyetjes së deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj nëse struktura që ai drejton ka qenë e mbingarkuar apo jo nga operacioni i OFL-së në vitin 2020, Kraja e pohoi diçka të tillë.

“OFL ka qenë një mbingarkesë pune dhe ka pasur shumë problematika. Kur është diskutuar drafti ne si prokurori kemi qenë kundër e kam deklaruar publikisht dhe s’e ndryshoj. Ka pasur mbingarkesë për arsye të afateve shumë precize që kishte për tu zbatuar. Në kushte të tilla ne na u desh ti bënim prioritet. Kanë qene 251 raste të referuara nga policia dhe vazhdon hetimi për disa raste që janë kërkesë për konfiskim”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll