Politike

Sot votohet për kreun e PD, demokratët e Elbasanit: Sa të jetë Berisha gjallë, s'ka tjetër!

Madje njëri prej tyre shkoi deri aty saqë u shpreh se nuk do të kishte asnjë person tjetër që do t’i zinte vendin e kryetarit Berishës, të paktën sa kohë ai të ishte gjallë.

22 Maj 2022, 14:45 Nga DOSJA
Sot votohet për kreun e PD, demokratët e Elbasanit: Sa të
Demokrati

ELBASAN- Demokratët e Elbasanit i janë drejtuar sot kutive të votimit, për të zgjedhur drejtuesin e ardhshëm të selisë blu, por duket se kanë qenë unanim drejt një emri. Një pas tjetrit, të pyetur nga mediat, që i prisnin jashtë Qendrave të Votimit, demokratt kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Madje njëri prej tyre shkoi deri aty saqë u shpreh se nuk do të kishte asnjë person tjetër që do t’i zinte vendin e kryetarit Berishës, të paktën sa kohë ai të ishte gjallë.

KOMENTET E VOTUESVE:

Demokrati 1: Shumë mirë shkoi votimi, nga këto zgjedhje presim ringritjen e PD, patjetër që do të ngrihet, çfarë komenti do të bëjmë ne, votuam atë që deshëm dhe do të shohim punën tani. Me Sali Berishën është e vështirë, Berisha është peshë e rëndë, nuk na duken fare të padrejta këto zgjedhje.

Demokrati 2: Ishin të lirë, mund të kandidonte kushdo, nuk e kam njoft Ibsenin më parë, kishin kohë që të merrnin pjesë në garë. Ai është, nuk e heqim dot ne, nuk është e padrejtë, aty ishte, mund të konkuronte kushdo”, thotë një tjetër qytetar.

Demokrati 3: Nuk do të ketë asnjë njeri tjetër përveç Sali Berisha, as nuk do të ketë njëri tjetër sa të jetë ai gjallë.

Sot demokratët zgjedhin kreun e ri të PD. Sipas njoftimit të PD-së, zgjedhjet kanë nisur që në orën 08:00 dhe do të zgjasin deri në orën 18:00, por nëse do të ketë anëtarë të tjerë që duan të votojnë pas kësaj ore, mund t'a bëjnë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll