Aktualitet

'Plumbi i Artë'/ Operacioni s'ka mbaruar, policia në Fier e Durrës, kontrolle te biznesi i 'Poja-s'

Gazetari Elton Qyno ka raportuar për Ora News se në qytetin e Durrësit dhe të Fierit, policia dhe prokurorët e SPAK kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe biznese. 

21 Maj 2022, 15:24 Nga DOSJA
'Plumbi i Artë'/ Operacioni s'ka mbaruar, policia në
Policia

DURRËS- Operacioni 'Plumbi i Artë' ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm në dy qytete në vend. Gazetari Elton Qyno ka raportuar për Ora News se në qytetin e Durrësit dhe të Fierit, policia dhe prokurorët e SPAK kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe biznese. 

Kontrolle janë kryer në biznesin e Xhevdet Troplinit në Durrës, i cili njihet me nofkën 'Poja'. Kontrollet në Fier dhe Durrës janë konfirmuar edhe mëngjesin e sotëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll