Aktualitet

Mbeti e bllokuar brenda ashensorit në QSUT, ndërron jetë e moshuara

21 Maj 2022, 13:26 Nga DOSJA
Mbeti e bllokuar brenda ashensorit në QSUT, ndërron jetë e
Ashensori

TIRANË- Ka ndërruar jetë e moshuara e cila u dëmtua pas defektit që ndodhi me ashensorin në QSUT. 80-vjeçarja ka vdekur nga trompoza. 

Më 15 Maj, rreth orës 23:30, barrelmbajtësi, i identifikuar me inicialet K.D, ishte duke transportuar me pacienten V. C., duke përdorur ashensorin. Për shkak të defektit ata mbetën të bllokuar brenda një prej katër ashensorëve të QSUT, i cili nga kati 0, ka përfunduar një më poshtë në “-1”. Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses u bë e mundur hapja e ashensorit dhe nxjerrja gjallë dhe në kohë e të dy personave që mbetën në ashensor. Si e moshuara ashtu edhe barrelisti morën dëmtime të shumta nga ngjarja. 

Për incidentin janë proceduar penalisht tekniku i ashensorit Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë si dhe administrator i firmës ‘Sulollari Klima’, Ardian Sulollari, 52 vjeç, banues në Tiranë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll