Aktualitet

‘Biletë falas për të gjithë’/ Prishtina nxit qytetarët të marrin transportin publik, nisma e re

Kjo nismë është marrë për të nxitur qytetarët të zgjedhin transportin publik

21 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
‘Biletë falas për të gjithë’/ Prishtina nxit
Autobus

KOSOVË- Sot dhe nesër do të jenë falas biletat në transportin publik në Prishtinë. Kjo nismë është marrë për të nxitur qytetarët të zgjedhin transportin publik dhe alternativat e tjera në vend të mjeteve private e për të mbrojtur ambientin. 

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë transportin publik dhe alternativa të tjera, si patina dhe biçikleta”, shkruhen në njoftim e ndarë nga Komuna e Prishtinës në Facebook.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll