Aktualitet

Tjetër autobus jeshil 'ngec' në mes të rrugës në Tiranë, bllokon trafikun

Faturino dhe shoferi qëndrojnë dhe shikojnë mjetin që i ka lënë në mes të rrugës. 

21 Maj 2022, 14:14 Nga DOSJA
Tjetër autobus jeshil 'ngec' në mes të rrugës
Autobusi

TIRANË- Një tjetër autobus jeshil ka pësuar defekt në kryeqytet. Në foton e siguruar nga Dosja.al shihet autobusi i linjës 'Green line' i cili ka mbetur në mes të rrugës. Faturino dhe shoferi qëndrojnë dhe shikojnë mjetin që i ka lënë në mes të rrugës. 

Kjo nuk është hera e parë që në Tiranë autobusat pësojnë defekte apo përfshihen në aksidente. Një urban po i linjës 'Green Line' përfundoi në lumin Lana, një tjetër mbeti në mes të rrugës e një tjetër u pëplas me stacionin. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll