Aktualitet

Sherr mes adoleshentëve në Kamëz, arrestohen 16-vjeçarët, në pranga dhe 3 të tjerë

Dy 16-vjeçar të tjerë janë arrestuar, kanë kanë ushtruar dhunë ndaj një 18-vjeçari dhe një bashkëmoshatari të tyre.

21 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
Sherr mes adoleshentëve në Kamëz, arrestohen
Policia

TIIRANË- 5 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 28-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për 'Vjedhje'. Dy 16-vjeçar të tjerë janë arrestuar, kanë kanë ushtruar dhunë ndaj një 18-vjeçari dhe një bashkëmoshatari të tyre. Një 24-vjeçar u arrestua pasi ka gënjyer oficerin e policisë gjyqësore. Ndërkohë që një 44-vjeçar u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetases Dh. G. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. D., 24 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore". Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit I. N., 32 vjeç, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë disa materiale, në një subjekt privat. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll