Aktualitet

Operacioni 'Plumbi i Artë'/ Gledis Nano: S'ka ndaluar, është ende në zhvillim

21 Maj 2022, 12:40 Nga DOSJA
Operacioni 'Plumbi i Artë'/ Gledis Nano: S'ka ndaluar,
Gledis Nano

TIRANË- Operacioni 'Plumbi i Artë' është ende në vijim e sipër. Kështu deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. I pyetur nësë ka informacion se operacioni mund të jetë dekonspiruar, Nano tha se për këtë është duke hetuar SPAK dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese. 

Pyetje: Keni informacione se ky megaoperacion mund të jetë dekonspiruar?

Gledis Nano: Ne në bashkëpunim me SPAK jemi në operacion e sipër, ne nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit edhe sot duke u gdhirë në mëngjes dhe gjatë ditës së djeshme.

Pjesa e dekonspirimit jemi duket hetuar me SPAK e agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur e nëse diçka e tillë ka ndodhur çdo kush do mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin apo operacionin i kujtdo strukture qoftë. Operacioni në këto momente që po flasim është në zhvillim.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll