Politike

Presidenti/ Balla: Nuk ka kështu, ose këta të katër që duam ne, ose të denoncoj

Balla tha se formula që ka propozuar Alibeaj është perfekte për Avokatin e Popullit. 

20 Maj 2022, 17:01 Nga DOSJA
Presidenti/ Balla: Nuk ka kështu, ose këta të katër që
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamntar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se nuk do të ulet në tryezë që të bisedojë me Opozitën për çështjen e Presidentit, me kushte. Referuar deklaratës së bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, Balla tha se formula që i ka propozuar është perfekte për Avokatin e Popullit. 

"Opozita mund të vijë edhe me më shumë se katër emra, nuk ka rëndësi, le të vijë edhe për konsulencë paraprake. Por jo në atë formulë. Ajo formulë është për avokatin e popullit. Nëse sjellin katër emra që nuk përmbushin fare pritshmëritë për Presidentin, si i bëhet. Do të prishet marrëveshja, normale. Sill katër, uletsh në tryzë, nuk biem dakort, sill katër të tjerë. Por s’mund të jemi kështu, ose prano këta të katërt, ose unë të akuzoj për shkelje marrëveshjeje,"- tha Balla ndër të tjera.

(f.m/dsja.al)

Sondazh

Poll