Politike

Opozita me 8 emra, Balla: S'i komentoj publikisht, është mungesë edukate politike

Sipas tij, të flasësh publikisht për këtë gjë është mungëesë edukate politike. 

20 Maj 2022, 17:17 Nga DOSJA
Opozita me 8 emra, Balla: S'i komentoj publikisht, është
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka pranuar të komentojë asnjë nga kandidaturat e paraqitura nga Opozita. Sipas tij, të flasësh publikisht për këtë gjë është mungëesë edukate politike. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Tetë kandidaturat e Opozitës tashmë janë publike, një prej tyre mund të jetë Presidenti?

Taulant Balla: Unë i vlerësoj të gjitha kandidaturat e shprehura, pavarësisht se asnjë nga kandidaturat nuk vijnë me atë kushtin, ose pranoji ose s’ka. Ne nuk i hyjmë diskutimit për emrat në këtë mënyrë, nga nga PS-ja e Alibeaj nga PD-ja. Kjo bëhet, ulemi, flasim dhe diskutojmë. Mos prisni që unë të hyj në diskutime emrash publikisht, është mungesë educate politike që të ulësh apo të ngresh një kandidat.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll