‘Të pres te tregu’, SMS zbulon si u nxorrën në pritë vëllezërit Haxhia
Klevis Alla ishte personi që zbërtheu ngjarjen dhe tregoi edhe armën me të cilën u krye krimi i dyfishtë pas dëshmisë së tij u vu në pranga Altin Ndoci, i cili ka qenë në rolin e ekzektuorit në këtë krim.
TIRANË- Ka qenë një mesazh ai që ka nxjerrë në pritë vëllezërit Viktor e Besmir Haxhia, të cilë u vranë pranverën e vitit 2020. Nga dosja e zbardhur pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, një prej të akuzuarve për këtë atentat, rezulton se nga këqyrja e telefonit të viktimës Besmir Haxhia është gjetur një mesazh i dërguar nga një numër i paregjistruar që i linte takim tek tregu i makinave në Shënvlash.
“Po të pres te tregu i makinave në Shënevlash,”- shkruhej në mesazh.
Për këtë krim janë vënë nën akuzë Nuredin Dumani e Talo Çela. Klevis Alla ishte personi që zbërtheu ngjarjen dhe tregoi edhe armën me të cilën u krye krimi i dyfishtë pas dëshmisë së tij u vu në pranga Altin Ndoci, i cili ka qenë në rolin e ekzektuorit në këtë krim.
Pjesë nga Dosja:
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit të viktimave janë administruar një sasi prej 55 gëzhoja arme zjarri model 56, kalibër 7.62 mm, 3 (tre) bërthamë plumbi, sekuestruar katër aparate telefonik celular në përdorim të viktimave. Nga këqyrja e mëtejshme, mjeti i viktimave ka rezultuar me dëmtime të shumta në pjesë të xhamit të përparme dhe xhamave anësore të makinës, në pjesë kofanos dhe të dyerve dhe të gjithë këto dëmtime kanë qenë në formë vrimash tejshpuese karakteristikë e dëmtimeve të shkaktuara me armë zjarri. Të gjitha dëmtimet janë me drejtim hyrja nga jashtë – brenda mjetit. Në këqyrjen e kufomave të vëllezërve Haxhia, ka rezultuar se në trupin tyre konstatohen dëmtime të shumta trupore te shkaktuar me armë zjarri, në pjesë të trupit dhe kokës. Më konkretisht te viktima Besmir Haxhia janë konstatuar 20 dëmtime në pjesë të gjoksit, të qafës dhe kokës si dhe gjendur në trup një predhë arme zjarri, dy këmisha predhe si dhe një bërthamë predhe arme zjarri. Te viktima Viktor Haxhia janë konstatuar 18 dëmtime të shumta në pjesë të gjoksit, të qafës dhe të kokës, ku janë gjendur dy predha arme zjarri, tre pjesë këmishe predhe dhe tre bërthama predhe arme zjarri.
Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e Besmir Haxhisë është fiksuar në sendilje te shoferit kurse kufoma e Viktor Haxhisë në sediljen e parë. Nga këqyrja e telefonit të viktimës Besmir Haxhia është gjendur sms e një të panjohuri dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”. Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, është konkluduar se ky numër ka qenë në përdorim nga Klevis Alla. Në këto kushte, është bërë shoqërimi i këtij shtetasi në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe është pyetur rreth përdorimit të këtij numri, vendndodhjes se tij ditën e ngjarjes, rreth dijenisë së tij në lidhje me ngjarjen dhe në drejtim të rrethit të tij shoqëror. Gjatë pyetjes Klevis Alla, ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Dumani u nda nga Çela sepse ‘i hëngri lekët’, roli i Ndocit e Shkozës
Talo Çela dhe Nuredin Dumani TIRANË- Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë përçarë për çështje paras...
VD/ Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarën, policia: Kishte pirë alkool
Pamjet nga aksidenti TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një...
Dumani: Bengasi donte t'i vrisja ish-gruan për 120 mijë euro, e tradhëtoi me shokun e ngushtë
Alban Bengasi TIRANË- Nuredin Dumani tregon se avokati Alban Bengasi i kishte premtuar 120 mijë euro në këmbim të vrasjes së ...
Dumani: Festimi dhe Elvisi ishin ortakë, u prishën për një vajzë dhe ndodhi vrasja
TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbardhur ngjarjen më të hershme kriminale për të cilën ai ka dijeni....
Dy të panjohur i trokasin në derë dhe kërkojnë Tanin, gruaja i filmon dhe i publikon
personat TIRANË- Dy persona trokasin me forcë në derën e banesës së një qytetareje në Tiranë në mes t&eum...
Mister emri/ Dumani: Me Mashën dështuam, urdhëruesi s’u mërzit, lekët na i çoi
Nuredin Dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë ka rrëfyer se paratë për atentatin ndaj Lulzim Mashës i ka marrë ng...
Dumani: Arjan Spahiu që u vra në Belgjikë më tha t'i vija tritolin vilës së Talos, Riku dështoi
Talo Çela dhe Nuredin Dumani TIRANË- Nuredin Dumani ka rrëfyer se urdhrin për t’i vënë eksploziv Talo Çel&eum...
Rrëfimi i Dumanit zbulon SEKRETIN, atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix
Nuredin Dumani TIRANË- Komunikimi mes anëtarëve të grupeve kriminale nuk bëhet më përmes aplikacioneve që keni d&e...
Dumani: Bujar Çelën e vrava me Divën e Xhixhën, përdora armën që më dhuroi vetë Talo
Bujar Çela dhe Nuredin Dumani TIRANË- Bujar Çela do të ishte vrarë me armën që kishte blerë vëllai i tij,...
Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi TIRANË- Më pak se një në pesë shqiptarë (16.4%) ka pasur marrëdhënie shoqërore apo profesionale me nj...



