Aktualitet

Rrëfimi i Dumanit zbulon SEKRETIN, atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix

‘Kurorën’ deri para një viti e mbante ‘Encrochat’ me të cilin komunikonin kartelet e klanet mafioze në të gjithë botën, por gjërat ndryshojnë.

19 Maj 2022, 22:48 Nga DOSJA
Rrëfimi i Dumanit zbulon SEKRETIN, atentatet tashmë urdhërohen
Nuredin Dumani

TIRANË- Komunikimi mes anëtarëve të grupeve kriminale nuk bëhet më përmes aplikacioneve që keni dëgjuar. Nuredin Dumani, në rrëfimin e tij përmes të cilit ka zbardhur mbi dhjetë ngjarje kriminale ka zbuluar se fliste përmes një server që mban emrin “Matrix”. Ky aplikacion siç duket ka më shumë siguri se të tjerët që kemi dëgjuar të përdoret deri më tani.

‘Kurorën’ deri para një viti e mbante ‘Encrochat’ me të cilin komunikonin kartelet e klanet mafioze në të gjithë botën, por gjërat ndryshojnë. Për ta konkretizuar më shumë ju sjellim një pjesë të dëshmisë së Dumanit, përmes të cilës rrëfen atentatin që iu bë biznesmenit Lulzim Masha.

“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho,”- thotë Dumani ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll