Dumani: Festimi dhe Elvisi ishin ortakë, u prishën për një vajzë dhe ndodhi vrasja
Dumani tregon se krimin në fjalë e kishte kryer Festim Qoli por që punët me drejtësinë i kishte mbyllur në këmbim të 200 mijë eurove.

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbardhur ngjarjen më të hershme kriminale për të cilën ai ka dijeni. Bëhet fjalë oër vrasjen e Ervis Dedës, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Dumani tregon se krimin në fjalë e kishte kryer Festim Qoli por që punët me drejtësinë i kishte mbyllur në këmbim të 200 mijë eurove. Sipas rrëfimit të Dumanit, Festim Qoli dhe Ervis Deda kishin qenë miq të ngushtë por ishin ftohur për shkak të një vajze.
“Festimi Ervisin e kishte shok të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Ervisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajze, të cilën Festimi e kishte pasur të dashur para se ta njihte Ervisi,”- tregon Dumani.
Rrëfimi i Nuredin Dumanit:
Në fund të vitit 2012 ose fillim 2013 (nuk jam i sigurt), në lagjjen 14 ku unë jetoja në qytetin e Durrësit, ishte një person i cili kishte emër dhe reputacion, quhej Festim Qoli. Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese. Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë tre katëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash. Takoheshim gjithmonë tek lokali i tij që ishte në lagjje. Shkurt e thërrisnim Festa. Si pikë takimi ishte Bar “Spiranca”. Aty u njoha me Festimin, kisha pasur një konflikt më parë me Festim Qolin dhe kushërinjtë e tij pasi i kisha rrahur kushërinjtë. .......Më pas u bëmë shokë së bashku. Një ditë ishim duke bërë palestër, tek palestra e Festimit brenda kompleksit të tij, po diskutonim për ngjarjen që ishte vrarë Ervis Deda, që akuzohej Festim Qoli i cili e kishte mbyllur çështjen duke më thënë se vetëm këtyre “qenve” këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro. Këtë e dija se ishte bërë publike. E kam dëgjuar edhe nga njerëz të tjerë që thonin se e ka bërë ai Festo, por unë nuk kisha folur me Feston. Më pas kur krijova relata më të ngushta me Festimin u njoha edhe me Henrik Hoxhën aty e mora vesh tamam që në vrasjen e Ervis Dedës ka qenë Festimi vetë dhe Henriku. Këtë ma pohuan të dy. Festim ka qenë shofer i automjetit që kanë përdorur për të ekzekutuar Ervisin ndërsa ekzekutori ka qenë Henriku me armë automatike. Festimi ishte 6 muaj në kërkim më pas u kthye. E dinin të gjithë që ishte në kërkim pasi edhe shteti vinte e kërkonte te shtëpia, madje kur erdhi policia që ta merrte në shtëpi kam qenë në lagjje pasi ai shtëpinë e ka te kafja e lagjes dhe mesa mbaj mend e morën me një makinë ML jo me makinë policie. Një ditë kur unë, Festimi dhe Henriku po pinim të tre bashkë alkool dhe kokainë, gjatë diskutimeve duke u mburrur për ngjarjet që ne kishim bërë, ata më treguan sesi e kishin realizuar vrasjen e Elvis Dedaj. Ditën e ngjarjes ata kanë qenë duke pirë një një lokal anës rrugës së Kënetës në të cilën ka kioska që pjekin mish. Kanë qenë në pritje të informacionit se ku ndodhej Elvisi. Vendin ku ndodhej Elvisi, Festo e ka mësuar nga....ka qenë duke ngrënë drekë së bashku me Elvisin në një restorant në rrugën dytësore pranë Shkëmbit të Kavajës...Festo më ka treguar se e ka pyetur vetë Elvisin me telefon se ku ndodhet? Kjo sipas Festos ka dalë edhe nga hetimet. Pasi Elvisi është ngritur nga tavolina ka shkuar në makinë për t’u larguar, në atë moment Festimi me Henrikun kanë qenë duke e pritur. Sapo Elvisi është futur në makinë ka shkuar Henriku dhe e ka qëlluar me armë. Pas ngjarjes janë larguar me makinën Mitsubishi L200, të cilën e kanë djegur në Kodër Arapaj. Nga djegia e makinës Festimi ka djegur vetullat dhe fytyrën. Festimi Ervisin e kishte shok të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Ervisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajze, të cilën Festimi e kishte pasur të dashur para se ta njihte Ervisi.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
Dy të panjohur i trokasin në derë dhe kërkojnë Tanin, gruaja i filmon dhe i publikon
personat TIRANË- Dy persona trokasin me forcë në derën e banesës së një qytetareje në Tiranë në mes t&eum...
Mister emri/ Dumani: Me Mashën dështuam, urdhëruesi s’u mërzit, lekët na i çoi
Nuredin Dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë ka rrëfyer se paratë për atentatin ndaj Lulzim Mashës i ka marrë ng...
Dumani: Arjan Spahiu që u vra në Belgjikë më tha t'i vija tritolin vilës së Talos, Riku dështoi
Talo Çela dhe Nuredin Dumani TIRANË- Nuredin Dumani ka rrëfyer se urdhrin për t’i vënë eksploziv Talo Çel&eum...
Rrëfimi i Dumanit zbulon SEKRETIN, atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix
Nuredin Dumani TIRANË- Komunikimi mes anëtarëve të grupeve kriminale nuk bëhet më përmes aplikacioneve që keni d&e...
Dumani: Bujar Çelën e vrava me Divën e Xhixhën, përdora armën që më dhuroi vetë Talo
Bujar Çela dhe Nuredin Dumani TIRANË- Bujar Çela do të ishte vrarë me armën që kishte blerë vëllai i tij,...
Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi TIRANË- Më pak se një në pesë shqiptarë (16.4%) ka pasur marrëdhënie shoqërore apo profesionale me nj...
DOSJA-E PLOTË/ 32 emrat dhe akuzat që rëndojnë mbi ta, 14 shijojnë ende lirinë
SPAK TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua...
Sondazhi/ Sa i njohin shqiptarët minoritetet?
Sondazhi TIRANË- Mes minoriteteve kombëtare, shqiptarët kanë pasur më shumë të bëjnë me romët (73%) ...
200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit? Çapja i dërgon SMS gazetarit: S’e njoh Dumanin
Spartak Koka TIRANË- Gazetari Spartak Koka ka lexuar një mesazh që sipas tij i është dërguar nga Florenc Çapja. Ky i f...
Krimet dhe Gjuha e Urrejtjes, platforma që do të prenzantohet për qytetarët
Foto Ilustruese TIRANË- Një platformë për Raportimet e krimeve dhe Përdorimit të Gjuhës së Urrejtjes do të b&e...


