Aktualitet

Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+

Akoma më pak janë shqiptarët që do e pranonin një pjesëtar të këtij komuniteti pranë familjes apo punës së tyre. Nëse do e sillnin rrethanat, thuajse vetëm një në dhjetë shqiptarë do e pranonte si mik (12.5%), fqinj (14.3%), koleg (14.7%), shef (12.9%) apo mjek (9.3%) të familjes së tyre.

19 Maj 2022, 22:26 Nga DOSJA
Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi

TIRANË- Më pak se një në pesë shqiptarë (16.4%) ka pasur marrëdhënie shoqërore apo profesionale me një person të komunitetit LGBT+.

Akoma më pak janë shqiptarët që do e pranonin një pjesëtar të këtij komuniteti pranë familjes apo punës së tyre. Nëse do e sillnin rrethanat, thuajse vetëm një në dhjetë shqiptarë do e pranonte si mik (12.5%), fqinj (14.3%), koleg (14.7%), shef (12.9%) apo mjek (9.3%) të familjes së tyre.

Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi

Nëse shqiptarët i ndajmë sipas moshës, rezulton se të rinjtë dhe të moshuarit janë thuajse njëlloj refuzues ndaj këtij komuniteti.

I njëjti rezultat del edhe nëse qytetarët i grupojmë sipas vendit ku jetojnë. Diferenca në pranimin e personave të komunitetit LGBT+ mes shqiptarëve që jetojnë në zona urbane apo rurale, është thuajse e papërfillshme.

Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi

Niveli i arsimit bën një diferencim të ndjeshëm mes shqiptarëve sa i takon pranimit të personave LGBT+ në rrethine tyre miqësor apo profesional.

Shqiptarët me arsim bazë (9-vjeccare) janë 20 pikë përqindje më refuzues se shqiptarët që kanë kryer universitetin, sa i përket pranimit të një personi LGBT+ në shoqëri apo punë.

Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi

Plotësisht refuzues janë shqiptarët e çdo moshe apo niveli arsimor kur vjen puna tek martesa me një person të këtij komuniteti.

Sondazhi/ Sa të hapur janë shqiptarët ndaj komunitetit LGBT+
Sondazhi

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill – 7 maj.

Marrë nga Euronews.al

Sondazh

Poll