Aktualitet

VD/ Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarën, policia: Kishte pirë alkool

Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila njofton se është identifikuar drejtuesi i mjetit, me inicialet S.Ll 60 vjeç, i cili teksa po parkonte makinën, ka përplasur të moshuarën me iniciale K.H 78 vjeçe.

19 Maj 2022, 23:31 Nga DOSJA
VD/ Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarën,
Pamjet nga aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një të moshuar. Pamjet janë postuar nga Joq Albania, ndërkohë që qytetari që ka bërë denoncimin shkruan se personi që drejton makinën është babai i një këngëtari në vend. 

Qytetari shkruan: Prsh JOQ! Makina vjen me indietro, kalimtarja (kalon vërtet jo në vijat e bardha) por ka thyer legenin . Shoferi uleret stë kam prekur. Një zonjë që ka pare kamerat i thote e kini shtyrë ju me mak po ti japim ndihmë ta cojmë ne spital ku rezulton me legen të thyer. Vjen policia për te identifikuar ku shoferi e sposton vendin ne bizneset ku kamerat e kanë kapur pak ose aspak si zhvillim ngjarjen, ku ka biznese të tjera që e kanë filmuar tërësisht si skenë Anonim te lutem se ka p*sa plot rrugeve, flm. Me sh ndihem i irrituar që ca te nenes ca te njerkes. Shoferi ,babai i nje kengetari. Flm

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila njofton se është identifikuar drejtuesi i mjetit, me inicialet S.Ll 60 vjeç, i cili teksa po parkonte makinën, ka përplasur të moshuarën me iniciale K.H 78 vjeçe. E moshuara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet, drejtuesi i të cilit aksidenton një shtetase, ju sqarojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", në ngarkim të shtetasit S. Ll., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D'Ark”, shtetasi S. Ll., duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi S. Ll. drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll