Aktualitet

Dumani tregon si grabiti pronarin e pularisë: Do merrnim 500 mijë euro, gjetëm kursime

Dumani shton se i ka ardhur keq kur ka parë dy fëmijët e vegjël në banesë dhe i ka ledhatuar nga faqet.

19 Maj 2022, 21:40 Nga DOSJA
Dumani tregon si grabiti pronarin e pularisë: Do merrnim 500 mijë
Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani ka zbardhur një grabitje të ndodhur në Shijak, në vitin 2013. Në rrëfimin e tij para prokurorëve të SPAK, Dumani, tashmë i penduar i drejtësisë është shprehur se kishin planifikuar grabitjen e një personi që merrej me pulari në Shijak pasi u ishte thënë se në shtëpinë e tij do të gjenin 500 mijë euro. Por, në të vërtetë janë përballur vetëm me kursimet e fëmijëve të personit të fjalë. Ai tregon se në ngjarje kanë marrë pjesë pesë persona, ai vetë, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa dhe Dorian Shkoza.

“Me rëndësi për këtë çështje është deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili sqaron se: “….Grabitja e radhës ka qenë në Shijak në vitin 2013, kemi qenë 5 veta, unë, Talo Çela, Gent Sharra, Gon Qafa… Informacionin për grabitjen na e dha Dorjan Shkoza pasi familja e tij jetonte një kat më poshtë personit qa do banim grabitjen. Dori na thoshte që personi që jetonte mbi banesën e tij merrej me pulari. Informacionin e kishte motra e Dorit, e cila kishte hyrje dalje me të zonjën e shtëpisë, e cila i kishte thënë se në dollapë kishte mbi 500.000 Euro. Tek kjo shtëpia ishin dy çuna të vegjël 10 vjeç, zonja e shtëpisë dhe vjehrra. Në këtë ngjarje kemi përdorur një mjet ML ngjyrë blu e errët, e rregullt me targa të vjedhura. Ky mjet ishte në emrin tim. Kemi shkuar në orën 4 të mëngjesit sepse në atë orë dilte i zoti i shtëpisë. Dera ishte e blinduar dhe Talo e hapi atë 3-5 minuta pasi kishte me vete veglat që hapte dyert. Pasi u hap dera u futëm brenda të gjithë vetëm Gon Qafa ngeli jashtë me automatik në dorë. Sapo kemi hyrë brenda kemi parë plakën që po dilte nga tualeti. Plakën e mbylli Talo në tualet dhe filloi të shante. …Ata vazhduan kontrollin dhe unë kam ndenjur aty që të mos bërtiste gruaja dhe fëmijët. Me erdhi keq për fëmijët e saj dhe i ledhatova nga faqet. Kur kjo gruaja doli në televizor ka thënë se njëri prej autorëve u soll mirë. Në një kuti kursimesh janë gjetur rreth 3000 Euro dhe jemi larguar. …Më vonë mora vesh se njeri prej çunave që morri pjesë në grabitje kishte marrë dhe unazat e kësaj zonjës…”, thuhet në dëshminë e Dumani.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll