Aktualitet

“Kishte frikë nga hakmarrja”, Hoxha tregon pse Martinaj donte ta vriste Doklen

Vrasja e Xhemal Reçit dhe atentati i Besnik Reçit mund të merrnin përgjigje.

19 Maj 2022, 21:26 Nga DOSJA
“Kishte frikë nga hakmarrja”, Hoxha tregon pse Martinaj donte
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar motivin se përse Ervis Martinaj e donte të vdekur Endrit Doklen dhe kishte urdhëruar eliminimin e tij. Në një lidhje me Skype në "Opinion", Hoxha tregon se Dokle bashkëjeton me vajzën e Xhemal Reçit, ish-efektivit që u vra në Laç.

Gjithashtu, Dokle është kunati i Besnik Reçit, të riut që iu bë atnetat në Shëngjin, por u shpëtoi plumbave. Sipas gazetarit, frika nga hakmarrja ka bërë që Martinaj të urdhrëojë vrasjen e numrit 'dy' të ish-bandës së Durrësit. 

"Dy njerëz i kanë shkuar në Kosovë dhe i kanë thënë që të marrë përsipër vrasjen e Endrit Dokles. Është kunati i një atentati tjetër, atij që e ndoqën me motor në Shëngjin, Besnik Reçi. Është bashkëjetuesi i Xhemal Reçit. Ervis Martinaj e shikonte si kërcënim sepse Dokle mund të hakmerrej për vrasjen e vjehrrit dhe sulmin ndaj kunati,"- tha Hoxha.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll