Aktualitet

Artan Hoxha: Ruani pamjet e Talo Çelës se nuk besoj se do e shohim më

Hoxha tha se mediat bëjnë mirë t'i ruajnë të gjitha pamjet që janë publikuar për Çelën, pasi atë mund të mos e shohim më. 

19 Maj 2022, 22:02 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Ruani pamjet e Talo Çelës se nuk besoj se do e shohim
Spartak Koka dhe Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha aludon se i shumëkërkuari Talo Çela mund të jetë vrarë. Në një lidhje me Skype në "Opinion", Hoxha tha se mediat bëjnë mirë t'i ruajnë të gjitha pamjet që janë publikuar për Çelën, pasi atë mund të mos e shohim më. 

“Kam dyshime se Talo Çela nuk do kemi më mundësinë ta intervistojmë por as të shohim imazhin e tij. Dhe besoj që kjo gjë ka ndodhur pas momentit që Nuredin Dumani është arrestuar. Unë dyshoj që nuk kemi për ta parë më. Uroj që ta kem gabim, por kam shumë dyshime që ne nuk do kemi mundësinë të bëjmë atë që bëri Taku, ta intervistojmë Talo Çelën,"- u shpreh Artan Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll